Mascherano e do La Ligan

Javier Mascherano i ka motivuar bashkëlojtarët, në luftën për titull kampioni në La Liga. Gjithashtu, futbollisti argjentinas paralajmëron se ndeshja e Camp Nout ndaj Atletico Madridit mund të jetë e fundit për disa futbollistë.

Sport

12/05/2014 00:22

Javier Mascherano ka paralajmëruar se ndeshja që do të zhvillohet në Camp Nou ndaj Atletico Madridit, mund të jetë e fundit për disa dutbollistë të Barcelonës.

Gjithashtu, përfaqësuesi argjentinas shpreson që gjiganti katalunas ta fitojë titullin e kampionit në shtëpi duke i mposhtur Los Colchoneros.

“Ne japim gjithçka që kishim ndaj Elches, e cila është një skuadër që po lufton fort për të shpëtuar”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Liverpoolit.

“Ne tash shpresojmë ta fitojmë titullin në La Liga në shtëpi ndaj Atleticos. Gjithçka do të vendoset javën tjetër. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit për Barcelonën për disa prej nesh”, përfundoi Mascherano.

Barcelona aktualisht ka tri pikë më pak se Atletico, por nëse fiton në shtëpi fundjavën që vjen, mund të shpallet kampione.