Masa: Lamtumirë Ferrari

Ngasësi brazilian Felipe Massa ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin e Ferrarit në Formula 1. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Massa ka falënderuar ekipin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tregoi se dëshiron të gjejë një skuadër të re për edicionin…

Sport

11/09/2013 10:05

Ngasësi brazilian Felipe Massa ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin e Ferrarit në Formula 1.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Massa ka falënderuar ekipin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tregoi se dëshiron të gjejë një skuadër të re për edicionin 2014.

“Nga 2014, nuk do të jem më në Ferrari. Dua ti falënderohem ekipit për të gjitha fitoret dhe momentet e mira që i kaluam së bashku. E falënderoj gruan dhe gjithë familjen time, të gjithë tifozët dhe sponsorët e mi. Prej tyre kanë marrë gjithnjë përkrahje të madhe. Tani dua të jap maksimumin me Ferrarin në këto shtatë garat e mbetura. Kurse, për edicionin e ardhshëm dua të gjej një ekip që më ofron një bolid në gjendje për të fituar gara dhe titullin e kampionit që vazhdon të jetë ëndrra ime më e madhe. Faleminderit të gjithëve! Felipe”, shkroi Massa.

Braziliani erdhi në Ferrari më 2006. Në vend të tij në Ferrari pritet të vjen Kimi Raikkonen.