Martohet me të fejuarin e vdekur (FOTO)

Në Chachoengsao të Tajlandës, është zhvilluar një ceremoni e pazakontë e martesës, para se të kryhet varrimi i burrit të vdekur.

Fun

13/01/2016 16:47

Nan Thipparat kishte kërkuar që të vë kurorë, me të fejuarin e saj. Ky i fundit, i quajtur Fiat, kishte vdekur papritmas, pas një sulmi në zemër, transmeton Telegrafi.

E fejuara tij ka mbledhur familjarët dhe miqtë, ka ftuar ofiqarin dhe e ka kryer martesën.

“Nëse në këtë jetë nuk mundëm të jemi bashkë, në botën e përjetshme nuk do të na ndaj askush”, ka shkruar gruaja në rrjetin social, ku i ka plasuar fotografitë.

Përpos ceremonisë së pazakonte, e pakuptueshme mbetet se si kjo martesë me një të vdekur është bërë e ligjshme.

martohet