Mariah Carey transformohet tërësisht pas ndërhyrjes për dobësim

Këngëtarja e njohur Mariah Carey për vite të tëra ka vuajtur nga pesha e tepërt.

ShowBiz

03/12/2017 12:15

Përveç kritikave që kishte marrë në lidhje me peshën, Mariah ishte detyruar t’i anulonte tre koncerte për shkak të problemeve me frymëmarrjen, shkruan lajmi.net.

Pas shumë vështirësive, këngëtarja këto ditë i është nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e lukthit, që ndikon në largimin e peshës së tepërt.

Rezultati i asaj ndërhyrje ka habitur të gjithë pas paraqitjeve të fundit të këngëtares, ku duket krejtësisht e transformuar.

Në eventin e organizuar kundër sëmundjes AIDS, Mariah kishte befasuar të gjithë kur u shfaq e veshur me fustanin e zi, që i shfaqte linjat perfekte trupore. /Lajmi.net/