Mariah Carey padit ish-ndihmësen, i kërkon kaq para si dëmshpërblim

Këngëtarja Mariah Carey ka paditur ish-ndihmësen e saj, madje i kërkon shumë të madhe si dëmshpërblim.

ShowBiz

16/01/2019 19:49

Sipas medieve të huaja, Mariah Carey ka paditur ish-ndihmësen me akuzën shkelje të marrëveshjes, neglizhencë dhe vjedhje, shkruan lajmi.net.

Carey, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Supreme të Nju Jokrut, i ka kërkuar Lianna Azarian 3 milionë dollarë dëmshpërblim.

Azarian, kishte punuar për këngëtaren e njohur për dy vite radhazi, deri në vitin 2017, por asnjëra palë nuk i kanë komentuar këto akuza.

Kujtojmë që Mariah Carey është njëra prej artisteve më të suksesshme në arenën ndërkombëtare. /Lajmi.net/