Marcelos i pëlqen Juventusi

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, ka pranuar se në të ardhmen do t’i pëlqente të transferohet në Juventus.

Sport

10/10/2014 17:03

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, ka mirëpritur interesimin e Juventusit për shërbimet e tij. Reprezentuesi brazilian spekulohet se kërkohet nga kampioni i Italisë.

Dhe, ai ka pranuar se do t’i pëlqente të luajë në Torino.

“E ardhmja në Itali? Sigurisht, por jo menjëherë. Një ditë do të më pëlqente të luaj për Juventusin”, deklaroi Marcelo për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.

“Ancelotti për mua është sikur një baba, është gjithmonë i afërt me mua”, shtoi Marcelo.