Marcelo: Ky duhet të jetë trajner i Realit

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka thënë se Carlo Ancelotti duhet të vazhdojë të jetë në postin e trajnerit.

Sport

14/05/2015 12:11

Marcelo i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti pas eliminimit nga Juventus në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ancelotti rrezikon të shkarkohet, por mbrojtësi brazilian ka besim të plotë tek italiani.

“Nga këndvështrimi im, ai është fitues”, deklaroi Marcelo.

“Për mua, ai duhet të vazhdojë, është një trajner i madh”, u shpreh ai.