Maqedonia rekordere; 16 herë radhazi aplikon për NATO

Maqedonia pritet që për herë të 16-të, të aplikojë për anëtarësim në NATO. Këtë aplikim shteti i Maqedonisë pritet ta bëjë gjatë samitit të NATO-s që do të mbahet në Britani të Madhe.  

Lajme

18/11/2014 19:12

Ministri për punë të brendshme Nikola Poposki, në tribunën e sotshme për planet e Maqedonisë në anëtarësim në NATO pas samitit në Britaninë e Madhe ku nuk bëhet fjalë për zgjerim, ka thënë se në fund të muajit Maqedonia do të aplikojë për herë të 16 për anëtarësim, transmeton “Lajm”.

Ky është presedan. Asnjë shtet deri më tash nuk ka aplikuar në NATO 16 vjet radhazi.

Poposki konsideron se Greqia për momentin nuk është e interesuar t’a zgjidh çështjen e emrit./lajmpress.com./