Maqedonia drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Vendimi i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI për të tërhequr të gjithë zyrtarët e lartë politik nga Qeveria e Shkupit ka bërë që vendi të shkoj zgjedhjeve të reja.

Lajme

01/04/2016 18:53

Pritet që shpërbërja parlamentit të ndodh me 7 prill. Dhe kështu të hapet rruga e qytetarëve drejt kutive të votimit për zgjedhjësit e rinj.
Burimet e sigurta të Agjencisë “Zhurnal” thonë se, pas shpërbërjes së parlamentit zgjedhjet pritet të mbahen me 5 qershor. Këto zhvillimet e reja politike vijnë pak ditë pas publikimit të incizimeve që përmbanin telefonatat e përgjuara të Musa Xhaverit zëvendësministër dhe Ermira Mehmeti deputete e BDI-së.
Biseda telefonike në mes dy politikanëve shqiptarë Xhaferi-Mehmeti, deputetja Mehmeti e ka cilësuar të montuar audio-inqizimin duke thënë se ky është një nga mënyra të shantazhit ndaj saj. Për më tëpër, Mehmeti këtë cështje e ka dërguar në prokurori për hetime. Për më tëpër, deputetja Mehmeti nuk e ka përjashtuar mundësin që këto presione I kanë ardhur edhe nga pratia e saj!