Manovra spektakolare, shuan zjarrin me motoskaf (Video)

Një pronar motoskafi reagoi mjaft shpejt dhe me disa manovra vërtetë impresionuese për të fikur një zjarr në bregun e lumit në Kamloops, në Kanada.

Fun

01/08/2017 23:39

Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në shkurret në afërsi të bregut në lumin South Tompson dhe drejtuesi i motoskafit të fuqishëm nxitoi që të ndihmonte.

Në video shihet qartë se si ai i afrohet bregut dhe i jep gaz me forcë, në mënyrë që të dërgojë ujë tek flakët.

Megjithëse përpjekja e tij nuk i dha fund zjarrit, dëshmitarët treguan se e mbajti nën kontroll derisa mbërritën zjarrfikësit që e shuan përfundimisht.

Provinca kanadeze e Kolumbias britanike po përballet me të paktën 150 vatra zjarri në këtë verë të nxehtë dhe banorët duket se kanë vendosur të ndihmojnë si të munden. /Lajmi.net/