Mandija: Persona të armatosur po blejnë vota

Zv.kryeministrja teknike e PD-së, Ledina Mandija, ka ngritur alarmin duke thënë se persona të armatosur dhe me makina pa targa po qarkullojnë në disa qytete. Sipas saj, në këto zgjedhje është i pranishëm edhe fenomeni i blerjes së votive.

Lajme

25/06/2017 17:33

Në studion e News24, Mandija tha se këto raste duhen hetuar nga Prokuroria dhe Policia.

“Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”,- tha Mandija.

Ajo përmendi se raste të tilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra.

“Në orën 17:00 do kemi një mbledhje ku do të ketë raportime për incidentet nga policia”,- sqaroi ajo ndër të tjera.