Mancini: Milan ekip i madh

Roberto Mancini, ka deklaruar se skuadra e Milanit po shndërrohet sërish në një forcë në Serie A dhe së bashku me Interin përsëri do të garojnë për titujt më të rëndësishëm.

Sport

13/09/2015 19:29

Dy skuadrat e qytetit të Milanos, Inter dhe Milan, kanë dështuar ta rivalizojnë Juventusin në vitet e fundit për tituj, mirëpo Mancini beson se të dyja ekipet po e zvogëlojnë distancën me “Zonjën e Vjetër”.

“Mendoj që Milan janë një ekip i madh. Pothuajse të gjithë lojtarët e tyre luajnë për kombëtare dhe ata i kanë dy lojtarë të rrezikshëm në sulm, Luiz Adriano dhe Carlos Bacca’, ka thënë Mancini.

“Ata e kanë një numër lojtarësh që mund t’a ndryshojnë lojën. Milan dhe Inter po rriten sërish, dhe unë mendoj që të dyja do të rikthehemi në krye së shpejti. Duam të e japim 100% nga vetja për t’i bërë fansat të lumtur”.