Man Utd i mbyll përforcimet

Louis van Gaal ka bërë të ditur se Manchester United mund të mos sjell përforcime të tjera gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

02/08/2014 13:58

Në mes të spekulimeve të vazhdueshme rreth interesimit për transferimin e yllit të Juventusit, Arturo Vidal, vjen një deklaratë e befasishme nga menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal.

“Ndoshta nuk kemi më nevojë për askënd. Kemi edhe një muaj para mbylljes së afatit kalimtar dhe deri më tani kemi fituar gjithmonë. Ndoshta nuk na nevojiten futbollistë të tjerë”, u shpreh Van Gaal gjatë një konference për shtyp në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Së pari dua të shoh futbollistët që kam dhe t’u jap atyre një rast”, theksoi ish selektori i Holandës.

Manchester United deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës është përforcuar me mbrojtësin Luke Shaë dhe mesfushorin Ander Herrera.