Maloku reagon pas dëshmisë tronditëse të Shkumbin Mehmetit: Mirë se vjen Gjykata Speciale

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Lajme

11/01/2018 22:49

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë, ndër të tjera, se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Pas akuzave të Mehmetit, ka reaguar Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Enver Maloku.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Maloku ka dhënë interpretimin e saj të deklaratave të Mehmeti.

“-Fshehje e gjurmëve të krimeve. -Fshehje e deklaratave të dëshmitarëve. -Hetues e prokurorë frikacakë e të kapur nga politika. -Politikanë të përfshirë në vrasje të veprimtarëve politikë. … e cka jo tjetër!. Mirë se vjen Gjykatë Speciale!”, ka shkruar Maloku në rrjetin social.

Lexoni edhe:

Ibrahim dhe Qerim Kelmendi dhanë urdhër për vrasjen e Smajl Hajdarit dhe të Tahir Zemajt