Ibrahim dhe Qerim Kelmendi dhanë urdhër për vrasjen e Smajl Hajdarit dhe të Tahir Zemajt

Vrasja e deputetit të LDK-së, Smajl Hajdari, dhe ajo e Tahir Zemajt, është bërë me urdhër të vëllezërve Ibrahim dhe Qerim Kelmendi. Kështu ka thënë Shkumbin Mehmeti, i cili bënte pjesë në një grup vrasësish me dy vëllezërit.

Lajme

11/01/2018 21:31

Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

YouTube player