Maliqi largohet nga Partizani – Lajmi.net
Maliqi largohet nga Partizani
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 18:04, 2 June 2014
Behar Maliqi në veprim

Behar Maliqi nuk është më pjesë e Partizanit. Mesfushori kosovar ka vendosur të largohet nga klubi shqiptar, ndërsa shumë shpejtë pritet ta gjejë ekipin e ri.

Behar Maliqi dhe Partizani janë ndarë përfundimisht. Mesfushori kosovar nuk është më pjesë e ekipit shqiptar.

Lajmin e kanë bërë të ditur pikërisht të kuqtë nga Tirana, përmes rrjetit social, Facebook.

“Ertan Demiri, Gëzim Krasniqi, Behar Maliqi dhe Elvis Prençi sezonin e ardhshëm nuk konsiderohen si pjesë e skuadrës që do të konkurrojë në sezonin e ardhshëm futbollistik\”, shkruan Partizani në rrjetin social.

\”Pavarësisht konfirmimit të tyre ditë më parë futbollistët në fjalë nuk janë më në planet e drejtuesve të kuq për të vijuar edhe në sezonin e ri. Klubi falënderon të katër lojtarët për kontributin e dhënë dhe me fanelen e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tyre futbollistike”, përfundon komunikata.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO