Maldini ka një lajm të keq për tifozët e Milanit

Paolo Maldini ka thënë se nuk beson se skuadra nga San Siro do të arrijë të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/01/2018 09:26

Paolo Maldini ka komentuar ecurinë e këtij sezoni në Serie A të ish skuadrës së tij, Milan.

Legjenda e “Rossonerëve” ka thënë se nuk beson se skuadra nga San Siro do të arrijë të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Liga e Kampionëve? Nuk besoj, është shumë e vështirë”, deklaroi Maldini, përcjell “lajmi.net”.

“Por, besoj se Milan i beson Gennaro Gattusos”, u shpreh ai. /Lajmi.net/