‘Malasyia Airlines’ ende mister

Kërkimet për aeroplanin e zhdukur, pët të cilin mendohej është gjetur në Oqeanin Indian, rezultuan pa sukses. Një anije kineze dhe ajo australiane nuk kanë arritur të identifikojnë mbetjet dyshuara të aeroplanit.

Bota

30/03/2014 06:44

Pasi nisën kërkimet për aeroplanin e zhdukur pët të cilin mendohej se më në fund është gjetur në Oqeanin Indian, këto kërkime rezultuan pa sukses. Kjo pasi që një anije kineze dhe ajo australiane nuk kanë arritur të identifikojnë mbetjet e aeroplanit “Malaysian Airlines”.

Edhe pse këto dy anije gjetën mbetje në Oqeanin Indian, nuk ka rezultuar të konfirmohet se këto mbetje janë të aeroplanit të zhdukur më 8 mars, e që në bord kishte 239 persona.

Aeroplanët kinezë po ashtu kanë vazhduar të fluturojnë mbi zonë dhe kanë dalluar objekte të reja.

Ndonëse, ditë më parë kryeministri malajzian Najib Razak ka deklaruar se aeroplani është gjetur dhe gjithë personat në bord nuk kishin mbijetuar, tashmë kjo gjë ende nuk është vërtetuar.

(KosovaPress)