Mahrez: Dua të luajë te kjo skuadër

Riyad Mahrez nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur te Barcelona.

Sport

13/02/2016 20:35

Anësori fantastik i Leicesterit, Riyad Mahrez, ka thënë se do t’i pëlqente që të luajë te Barcelona përkrah Lionel Messit, përcjell Lajmi.net nga Sport.

“Ndoshta një ditë kjo mundësi mund të arrijë. Nuk është synimi im aktual, por natyrisht që secili do të dëshironte të luajë me Lionel Messin”, deklaroi algjeriani.

Mahrez ka thënë se nuk e ka pasur ndonjë idol të veçantë, mirëpo i ka treguar disa lojtarë të cilët i pëlqejnë atij.

“Nuk e kam pasur kurrë një idol, por i kam disa lojtarë që më pëlqejnë dhe i shikoj. Ata janë, Ibrahimovic, Zidane, Messi dhe braziliani Ronaldo”, shtoi lojtari i Leicesterit.