Luksemburgu, vendi i parë në botë me transport publik falas – Lajmi.net
Luksemburgu, vendi i parë në botë me transport publik falas
Autori: Lajmi.net BotaLajme 21:19, 6 December 2018
Luksemburgu do të jetë vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas për të gjithë. Biletat në transportin publik që përfshijnë udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusë do të hiqen në verën e ardhshme.

Ky vendim është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.

Aktualisht biletat kushtojnë rreth 2 euro, ku në një qytet të vogël mbulon pothuajse të gjithë udhëtimin. Për të funksionuar sistemi i transportit në Luksemburg kushton rreth 1 miliard euro në vit, por si rezultat i ofertave koncesionare çmimet janë vetëm 30 milionë euro në vit.

Ky vendim erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik. Luksemburgu ka një popullsi prej 600,000 banorë, nga të cilët rreth 200,000 njerëz që jetojnë në Francë, Belgjikë dhe Gjermani kalojnë kufirin çdo ditë për të punuar në këtë qytet.

Edhe në disa qytete të mëdha të SHBA-së, ofrohet transporti falas në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkimi i rrugëve.  Pas premtimit të transportit falas, qeveria e re në Luksemburg po shqyrton gjithashtu mundësinë e legalizimit të kanabisit.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO