Lukaku apo Morata? Vendos përfundimisht Conte

Antonio Conte ka vendosur përfundimisht për transferimin e Alvaro Morates te Chelsea.

Sport

30/03/2017 08:48

Edhe pse dëshira e drejtorit sportiv te Chelsea, Emenalo, është që të rikthehet në ‘Stamford Bridge’ Romelu Lukaku, që është pjesë e Evertonit, trajneri italian tashmë ka zgjedhur preferencën e tij.

Conte sipas medieve në Angli, u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës nga Londra që të nisin kontaktet me Real Madridin, dhe gjatë afatit kalimtar të verës, sulmuesi spanjoll të jetë nënshkrimi i parë i tij.

Trajneri italian e njeh mirë Moratan, me të cilin ka punuar edhe te Juventusi në Serie A./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy