Luis Enrique: Stili dhe suksesi e kanë bërë Guardiolën më të mirin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se stili i vecantë dhe suksesi i madh, e kanë bërë Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë.

Sport

24/04/2015 17:35

Luis Enrique ka pasur vetëm fjalë të mira për ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën i cili ka arritur suksese të mëdha me skuadrën Blaugranase.

“Guardiola është më i miri sepse ka fituar shumë tituj. Ai është më i miri gjithashtu edhe në bazë të mënyrës sesi ka arritur një gjë të tillë”.

“Ai gjithashtu është adaptuar shumë mirë me Bayernin, në një shtet tjetër me idetë krejtësisht të ndryshme”, përfundoi Enrique.