Luftanijet ruse në portin francez

Katër luftanije ruse që kanë hyrë në Kanalin Anglez, janë detyruar të strehohen në një port francez, për shkak të stuhisë.

Bota

28/11/2014 19:17

Autoritetet franceze dhe NATO-ja kanë konfirmuar praninë e katër luftanijeve ruse në Kanalin Anglez, por kanë thënë se nuk ka asgjë të pazakontë në lidhje me të qenët e tyre atje.

Ato po ashtu kanë thënë se anijet ruse nuk ndodhen në Kanalin Anglez për të kryer stërvitje ushtarake.

Marina franceze ka thënë se kushtet e motit kanë detyruar anijet që të gjejnë një port të sigurt./REL/