Luajnë në stilin e ISIS, banka i pushon nga puna (Video)

Regjistrimi i një videoje, që për ta do të ishte argëtuese, u kushtoi vendin e punës 6 punonjësve të bankës HSBC.

Bota

07/07/2015 21:15

Kjo, pasi bëhej fjalë për një video të stilit të xhihadistëve të ISIS, të postuar në Instagram.

Ata kishin inskenuar një ekzekutim si ato të militantëve të Shtetit Islamik, ku 5 prej tyre kishin rolin e xhihadistëve dhe i gjashti atë të pengut që do të vritej.

Punonjësit u shfaqën të maskuar ashtu siç shfaqen xhihadistët në videot qe publikojnë në internet.

Pasi e kërcënojnë pengun me një thikë, shpërthejnë në të qeshura.

Zyra e bankës HSBC në Londër përmes një deklarate njoftoi pushimin nga puna të punonjësve./VP

YouTube player