Lori tregon nëse ka pasur lidhje me ndonjërin prej meshkujve nga estrada

Këngëtarja Lori Kaçka po vazhdon të jetë aktive me muzikë.

ShowBiz

21/05/2018 22:44

Projektet e saj muzikore çdo herë rezultojnë të suksesshme andaj nuk e ka ndërmend as të ndalet, shkruan lajmi.net

Lori madje po bashkëpunon me Aida Barakun dhe Armendin për projektet e radhës.

E ftuar në emisionin NIN ajo foli rreth karrierës muzikore dhe theksoi bashkëpunimin e lartëpërmendur  për të cilin më parë ka dhënë detjae edhe nëpërmjet një fotoje në Instagram, mirëpo përgjigja që u dëgjua me vëmendje ishte ajo e pyetjes: A ke flirtuar me ndonjë këngëtar?

Me plot bindje Lori tha se nuk ka pasur asnjë raport më shumë se miqësor me kolegët dhe se nuk dëshiron as sot ta bëjë një gjë të tillë.

Meshkujt me të cilët ka pasur punë nuk kanë lidhje me muzikën./Lajmi.net/

YouTube player