Lopez: E dua Scudetton

Portieri Diego Lopez ka mbërritur në Milano për zyrtarizimin e transferimit të tij në San Siro. Ai është deklaruar i motivuar për skuadrën e re dhe shprehu ambiciet për të fituar titullin e kampionit në Serie A.

Sport

11/08/2014 23:24

Diego Lopez ka mbërritur në Milano. Tanimë ish portieri i Real Madridit ka arritur në qytetin italian ku të martën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Rossonerët.

Ai është shprehur i lumtur me skuadrën e tij të re dhe u deklarua i motivuar për edicionin e ardhshëm.

“E dua Scudetton dhe kualifikimin në Evropë. Të gjithë duan të luajnë për Milanin, andaj jam shumë i lumtur”, deklaroi Lopez nga aeroporti.

“Por, në Itali nuk mund të jeni asnjëherë të sigurt se do të jeni titullar. Ancelotti më ka folur fjalë shumë të mira për këtë klub. Forza Milan!”, u shpreh ai.