Lopetegui pyetet për trajnerin që mund ta zëvendësojë te Reali, kjo është përgjigja e tij

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se nuk po mendon fare për spekulimet që e lidhin me një shkarkim të mundshëm.

Sport

19/10/2018 13:31

Spanjolli është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së xhiros së nëntë me kundër Levantes.

Njëra nga pyetjet që ju parashtrua 52 vjeçarit, ishte nëse ndjehet në presion me emrat që po qarkullojnë në medie si zëvendësues të tij.

“Unë nuk po mendoj fare për këtë, por për Levanten, që të marrim tri pikët përmes një loje të mirë”, ka deklaruar Lopetegui.

“Pjesa tjetër nuk është nën kontrollin tim. Nuk i kushtoj vëmendje pjesës tjetër, sepse nuk na ndihmon të fitojmë me Levanten”, ka shtuar ai.

Përndryshe ndeshja mes Real Madridit dhe Levantes luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 13:00./Lajmi.net/