“Lopetegui është trajner i madh, i duhej më shumë kohë”

Ish lojtari i Real Madrid, Hierro, ka komentuar kohën e Julen Lopeteguit në Real Madrid.

Sport

22/11/2018 21:00

Të gjitha këto mendime ai i ka shprehur në një intervistë me “Radio Napoli”, gjatë së cilës ka lëshuar disa fjalë që i shkojnë në mbrojtje Lopeteguit, transmeton lajmi.net.

Ai e ka arsyetuar spanjollin duke thënë se nuk i ishte dhënë koha e duhur, pasi sipas tij ai është trajner i madh.

“Me gjasë, si çdo trajner tjetër, atij i duhej kohë dhe qetësi. Nuk është e lehtë të marrësh drejtimin e një skuadre që ka fituar tri liga të kampionëve radhazi” ka thënë Hierro.

“Julen është i mrekullueshëm dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë” ka përfunduar ai.

Kujtojmë se goditja e fundit që solli shkarkimin e Lopeteguit ishte humbja turpëruese në “El Clasico” ndaj Barcelonës, ku skuadra e tij ishte “ e padukshme” në fushë. /Lajmi.net/