Lopë në autostradën “Ibrahim Rugova” (FOTO)

Në njërën prej korsive të autostradës “Ibrahim Rugova” janë parë disa lopë.

Lajme

17/02/2016 22:02

 

Autostrada e ndërtuar nga kompania turko-amerikane “Bechtel&Enka”, që kishte kushtuar rreth 1 miliard euro për të t’u ndërtuar, sot është bërë vend ku kafshët shtëpiake mundohen të ushqehen në pjësët anësore të autostradës.

Kur dihet se shpejtësia e automjeteve që lëvizin në këtë autostradë është shumë e madhe, lopët në këtë segment rrugor mund të jenë rrezik potencial për jetët e drejtuesve të makinave. /KosovaPress