Liverpooli e refuzon edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Coutinhon

Liverpooli ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Philippe Coutinho.

Sport

18/08/2017 16:56

Raportimet e fundit të medieve në Angli, bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, Barcelonës i është kthyer prapa edhe një ofertë për 25 vjeçarin brazilian.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 125 milionë euro.

Kjo është oferta e tretë që Liverpooli e refuzon nga Barcelona./Lajmi.net/