“Live it Up” nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, bëhet trend në YouTube

Dje është publikuar kënga zyrtare e Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

ShowBiz

26/05/2018 08:20

Kënga mban titullin “Live It Up”, ndërsa e këndojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Vetëm pak orë pas publikimit, kënga ka ‘pushtuar’ gjithë botën dhe po komentohet pozitivisht.

Për më pak se 24 orë, “Live It Up” ka marrë mbi 4 milionë klikime dhe aktualisht renditet e gjashta në videot trend në YouTube.

Kujtojmë që lajmi që Era do të këndojë himnin zyrtar të Kampionatit ka gëzuar gjithë shqiptarët dhe njëherësh është mënyra më e mirë se si të bëhet promovimi i vendit. /Lajmi.net/

YouTube player