Lind Beyonce, sjellë në jetë binjakë

Beyonce Knowles dhe Jay Z kanë pritur në jetë binjakë – bën të ditur CNN.

ShowBiz

18/06/2017 16:52

Diva e muzikës pop dhe moguli i repit, të cilët u martuan në vitin 2008, janë po ashtu prindër të vajzës pesëvjeçare, Blue Ivy.

Lajmin për shtatzëninë, këngëtarja e kishte bërë të ditur në muajin shkurt përmes një postimi në Instagram, kur njoftoi se priste binjakë.

Ndërsa qe disa ditë janë duke qarkulluar thashethemet se ajo i ka sjellë në jetë fëmijët.

Sidoqoftë, burime të CNN kanë konfirmuar të dielën për ardhjen në jetë të binjakëve. Ndërkaq, pritet edhe konfirmimi zyrtar i çiftit të famshëm.