Ligji i ri i Zgjedhjeve është kundërkushtetues

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës vendimin e Komisionit për Legjislacion që vota e partisë t`i shkojë bartësit të listës e quan kundër kushtetuese. Paralajmëron ankesë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje.

Lajme

27/02/2014 06:37

Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mund t`i dalë punë me ligjin e ri të zgjedhjeve, nëse Kuvendi i Kosovës e miraton në atë formë siç është hartuar nga Komisioni për Legjislacion.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, vendimin e këtij  Komisionit që vota e partisë t`i shkojë bartësit të listës, e ka quajtur kundër kushtetuese.

Sipas tij, kjo formë i bënë listat jo të hapura apo gjysmë të hapura duke thënë se në aspektin demokratik kjo nuk krijon mundësi për t`i dhënë legjitimitet një akteri politik.

Në një prononcim për lajmi.net, Kryeziu shprehet se do të jetë pjesë e aktiviteteve për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese. Mirëpo, para saj, ai shpreson se rasti i Gjilanit do t`i shërbejë si praktikë.

“Vota e partisë për bartësin e listës është kundër kushtetuese në bazë të neneve përcaktuese që e parashikon Kushtetuta për listat e hapura”.

“Faktin që ne votojmë për bartësin e listës, drejtpërdrejt për partinë i bëjnë lista jo të hapur, apo  gjysmë të hapura. Në aspektin kushtetues është kundër kushtetuese, në aspektin demokratik  kjo nuk krijon mundësi për t`i dhënë legjitimitet një akteri politik, i cili duhet të ketë votën e përfaqësuesve në Parlamentin e Kosovës”.

“Ne do të jemi pjesë e këtyre aktiviteteve për dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, por unë mendoj se para se të vijmë rasti Gjykatës Kushtetuese, vetëm e kemi rastin e Gjilanit, i cili mendoj se do të vijë tek zgjidhja e saj dhe do të shërbehet si praktikë që mund të kemi lista me kandidatë që do të marrin votën e partisë”.