Liam Payne përmes këtij mesazhi flirton me Naomi Campbell

Liam Payne i ka lënë një mesazh të çuditshëm modeles Naomi Campbell.

ShowBiz

20/01/2019 10:19

Liam Payne, 24 vjeç, lë një mesazh shumë të çuditshëm në fotografinë e ‘zjarrtë’ të Naomi Campbell, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtari i ka shkruar supermodeles 48 vjeç “Persosmëri në një person”.

Ai është beqar që prej ndarjes nga Cheryl në korrik të vitit të kaluar, ndërsa tani ka flirtuar me supermodelen përmes mesazhit që i ka lënë.

Liam i shkroi “Përsosmëri në një person. Mos më shiko me ata sy.

Ky koment ka nxitur reagime të shumta të fansave të këngëtarit, të cilët pyesnin se çfarë po ndodh mes tyre.

Kujtojmë që Cheryl dhe Liam përmes një deklarate që e lëshuan në korrik të vitit të kaluar konfirmuan ndarjen, 19 muaj pas lindjes së djalit të tyre, Bear. /Lajmi.net/