LG V10, celular me dy ekrane dhe dy kamera përpara (Foto)

Celulari V10 i LG është një celular ‘përbindësh’.

Auto & Tek

02/10/2015 09:35

Celulari është i mbushur me specifikat më të fuqishme që i keni parë deri më tani – të gjitha të vendosura në një shasi të madhësisë së iPhone 6S Plus.

Veçoria më e çuditshme në V10 është ekrani i dytë më i vogël. Ekrani në thelb është një ‘rrip’ i hollë i cili është mjaftueshëm i madh sa për të shfaqur njoftime dhe një numër ikonash të aplikacioneve dhe që shtrihet sipër ekranit kryesor.

V10 ka disa veçori të bukura, duke përfshirë një senzor për shenjat e gishtit prapa, një kamerë 16MGP prapa dhe një procesor Qualcomm Snapdragon 808 të ndarë me 4GB RAM dhe që vepron përmes Android 5.1.1 Lollipop, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, veçoritë më interesante janë ekrani i dytë dhe dy kamerat për selfie. LG thotë se ekrani i dytë përdorë vetëm 5% të baterisë në ditë. Dy kamerat për selfie janë 5MGP, ku njëra prej tyre ka një këndvështrim prej 80 shkallë dhe tjetra prej 120.

Fotografitë dhe videot janë gjithashtu të kualitetit të lartë. (lajmi.net)
lg-v10-hands-on-1 lg-v10-hands-on-4 lg-v10-hands-on-5lg-v10-hands-on-6 lg-v10-hands-on-7 lg-v10-hands-on-8 lg-v10-hands-on-9 lg-v10-hands-on-12 lg-v10-hands-on-13lg-v10-hands-on-14 lg-v10-hands-on-15 lg-v10-selfie