LG lanson tastierën që paloset (Foto)

Kompania LG ka prezantuar një tastierë interesante wireless që është krijuar për telefona të mençur dhe tableta. I quajtur LG Rolly, ky aksesor është prezantuar si tastiera e parë që mund të paloset.

Auto & Tek

27/08/2015 11:16

Ndryshe nga shumë tastiera të tjera fleksibile që janë aktualisht në treg, LG Rolly nuk është e krijuar nga silikoni.

Në vend të këtij materiali, LG ka përdorur plastikën ABS dhe polikarborant. Tastiera e re mund të paloset madje edhe të kthehet edhe në shkop të cilin mund ta bartni me vete.

LG Rolly mund të lidhet me celularët e mençur dhe tabletët përmes Bluetooth 3.0, që mbështetë shumë pajisje. Gjithashtu, kjo tastierë ka një bateri që e mban atë në jetë për tre muaj.

lg-rolly-keyboard-1-100610536-large LG-Rolly-Keyboard-3-600x400 lg-rolly-keyboard-4@2x maxresdefault