Lezhë, sekuestrohet 300 kg kanabis, një i arrestuar

Policia e Lezhës ka sekuestruar 300 kg kanabis sativa gjatë aksionit të koduar “Epilego” dhe ka arrestuar një person.

Lajme

26/04/2017 20:02

Në pranga ka rënë Pjetër Toni 58 vjeç dhe në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë me iniciale S.P 46 vjeç dhe V.T 25 vjeç.

Kanabisi ishte futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në banesë në Ishull – Lezhë.