Lewis Hamilton, pesë herë kampion i Formula 1

Lewis Hamilton ka triumfuar në Formula 1.

Sport

28/10/2018 22:42

Lewis Hamilton është shpallur kampion për herë të pestë në Formula 1.

Britaniku i Mercedesit përfundoi Çmimin e Madh të Meksikës në vendin e katërt, duke marrë pikët e nevojshme për të fituar matematikisht kampionatin, përcjell “lajmi.net.

Fituesi i garës ishte Max Verstappen me Red Bull, i ndjekur nga dy makinat Ferrari, me Sebastian Vettel që la pas shokun e skuadrës, Kimi Raikkonen. /Lajmi.net/