Letra e dorëheqjes e një të punësuari që po bën xhiron e botës

Letra e dorëheqjes së një të punësuari është aktualisht duke bërë xhiron e botës përmes internetit.

Fun

23/07/2015 12:22

Letra e dorëheqjes së tij i është dërguar punëdhënësit përpara se ky i fundit ta pushonte nga puna.

Letra e dorëheqjes: 

“Më vjen keq që njerka ime ndërroi jetë kaq papritur  ndërkohë që vuante nga kanceri. Më vjen keq që nuk jam një robot dhe që u përfshiva emocionalisht nga vdekja e saj dhe që erdha dot në punë. Më vjen keq që u sëmura dh mungova sërish në punë sepse nuk doja të sëmurja askënd tjetër. Më vjen keq që punoja 47.5 orë në javë (pa u paguar orët shtesë të cilat me takojnë me ligj) për më shumë se 7 javë kur nuk mund të planifikoja tjetër gjë përveç takimet tek doktori gjatë orëve të shkollës. Qartësisht jam një i punësuar tmerrësisht i keq  dhe për këtë kërkoj falje. E di që ju i urreni njerëzit që ju tregojnë sesi duhet ta bëni punën por ju sugjeroj të gjeni dikë që të zëvendësojë. Menjëherë.”