Lëshon beben nga dora për të hapur zjarr në hajdutin (Video)

Një polic jashtë detyrës në Brazil e ka lëshuar nga duart në tokë të bijën e tij tre muajshe, për t’u përballur me një grabitës të armatosur. 

Bota

29/11/2014 18:19

Një video e publikuar së fundi tregon një ngjarje shokuese në qytetin Campinas, Sao Paulo.

Një polic jashtë detyrës derisa po qëndronte me familjen e tij, i afrohet një grabitës i armatosur.

Polici në atë moment e lëshon beben nga duart, dhe nxjerrë pistoletën me të cilën e qëllon grabitësin, që po kërcënonte familjen e tij.

Videoja e postuar në faqen e shkëmbimit të videove LiveLeak tregon në 41-vjeçar të veshur me pantallona të shkurtra teksa niset në drejtim të policit dhe familjes së tij, që po qëndronin para shtëpisë së tyre, transmeton lajmi.net.

I dyshuari thuhet se ishte i armatosur me një automatik të pajisur me shurdhues, të cilin po e mbante të fshehur në një çantë shpine të zezë.

Ndërkohë, polici ka hapur zjarr mbi sulmuesin, të cilin e ka qëlluar, por ai arrin të ikë pavarësisht plagëve.

I dyshuari u gjet më vonë në një spital lokal, ku ai po trajtohej nën një emër të rremë, raportoi Mirrori irlandez.

Polici që e qëlloi ishte në gjendje të identifikojë personin, gjendja shëndetësore e të cilit ishte e rëndë.

Sipas policisë, i dyshuari 41-vjeçar ka një rekord të gjerë kriminal që përfshin akuza për grabitje dhe trafikim të drogës.

Policia në Sao Paulo gjithashtu arrestoi një bashkëpunëtor të sulmuesit i cili po priste me veturë në një vend pak më larg nga vendi i ngjarjes.

E bija e vogël e policit u dërgua në spital për t’u trajtuar për plagët e lehta, dhe u lirua të nesërmen për në shtëpi. (lajmi.net)