Leonora ‘shkëlqeu’ në fotosesionin e fundit (Foto)
Këngëtarja Leonora Jakupi njihet për sharmin dhe elegancën që gjithmonë bartë me vete.
ShowBiz
Këto elemente nuk i përjashtoi as në fotosesionin e fundit, në të cilin erdhi madhështore si çdo herë shkruan lajmi.net.
Duket se këtë fotosesion ajo e realizoi për t’i promovuar kreacionet e fundit të stilistit të saj, Valdrin Sahiti dhe që padyshim ja doli për mrekulli.
Që nga tetori i vitit të kaluar, Leonora nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, i fundit është ‘Të kam jetë’. /Lajmi.net/


