Lennox Lewis dhe Vitali Klitschko rikthehen, e sfidojnë njëri-tjetrin në një sport tjetër

Të gjithë i kemi në memorie meçët mes Lewis dhe Klitschko.

Sport

16/08/2018 21:12

Rikthimi i dy legjendave në ring do të ishte eksitues për të gjithë adhuruesit e boksit.

Realisht dyshja legjendare do të rikthehen, mirëpo vetëm për një lojë shahu. Është një betejë e trurit jo e boksit.

“Do të rikthehemi për një lojë shahu. Jemi shumë të vjetër të boksojmë tani” ka thënë Lewis.

“Do të jetë interesante për ne të rikthehemi në ring pas ndeshjës së 2003” ka vazhduar më tutje ai.

Gjithashtu Lewis ka folur edhe për SAGAN Anthony Joshua – Deontay Wilder dhe u ka bërë thirrje që të përballen me njëri tjetrin dhe ta mbyllin debatin. /Lajmi.net/