Lëndohen Messi e Munir

Lionel Messi e ka brengosur Barcelonën dhe tifozët e saj. Sulmuesi argjentinas e ka pësuar një dëmtim muskulor, në fitoren ndaj Villarralit, ndërsa nesër do t’i nënshtrohet një kontrolli të detajuar. Sonte u lëndua edhe talenti Munir.

Sport

01/09/2014 00:18

Fitorja e Barcelonës në shtëpi të Villarrealit mund t’i kushtojë shtrenjtë gjigantit katalunas.

Në fakt, dy sulmuesit Lionel Messi e Munir El Haddadi pësuan lëndime në fitoren 1:0.

Messi, i cili nuk ishte rehat nga lëndimet sezonin e kaluar, pati një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë.

Të dy lojtarët do t’u nënshtrohen testeve më të detajuara të hënën, për ta ditur të martën se sa mund të mungojnë atë.

Messi e zhvilloi tërë takimin në El Madrigal, ndërsa Munir u zëvendësua më herët.