Ledri Vula duet me Taynan? Kjo foto flet shumë

Reperi Ledri Vula është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

13/07/2018 20:53

Ka pak ditë prej kur ka publikuar këngën e fundit në duet me Elvana Gjatën dhe John Shahun, ndërsa tani ka dhënë sinjalet për një projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi ku Ledri shihet bashkë me reperen e re, Taynën si dhe dy menaxherët e tyre.

Ky imazh ka ngjallur dyshimet nëse dyshja po sjellin një duet, ani pse nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

Mbetet të shihet se çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj fotografie. /Lajmi.net/