Ledri takoi legjendën e futbollit kroat

Ledri Vula dje ishte pjesë e ceremonisë së varrimit të kreut të FFK-së, Fadil Vokrrit.

ShowBiz

11/06/2018 08:20

Në rrjete sociale, reperi kishte postuar një fotografi, në të cilën kishte shkruar “Lamtumira e fundit e Legjendës”, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të ceremonisë, ai kishte publikuar një tjetër imazh, ku shihet në një lokal përkrah legjendës së futbollit kroat.

Bëhet falë për Zvonimir Boban, i cili në Kosovë kishte udhëtuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit.

“ME LEGJENDEN E FUTBOLLIT KROAT. ZVONIMIR BOBAN 10”, kishte shkruar Ledri. /Lajmi.net/