Largohet Zidane, Reali bëhet me trajner të ri verën e ardhshme

Ditët e Zinedine Zidane te Real Madrid janë të numëruara.

Sport

20/11/2017 22:39

Kështu thonë raportimet e fundit të medieve spanjolle, që shkruajnë se ‘Los Blancos’ kanë nisur kontaktet e para me trajnerin e ri.

Sipas këtyre medieve, Real Madrid po kërkon trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.

Madje thuhet se ‘Merengues’ tashmë kanë nisur kontaktet me Loch, të cilin e dëshirojnë në skuadër verën e ardhshme, para fillimit të sezonit të ri./Lajmi.net/