Largohen dy këngë, hyjnë dy të reja – nesër votimi për Këngën e Javës 2

Këtë javë largohen nga lista dy këngë më pak të votuara duke u zëvendësuar me dy këngë të reja për të cilat ju mund të votoni.

ShowBiz

21/07/2015 22:22

Dy këngët më pak të votuara të javës së kaluar janë Kaltrina Selimi ‘Kohën me kthy’ dhe ‘Nallane’ nga Flori Mumajesi dhe Vicky Dj.

Këtë javë në konkurim hyjnë dy këngët më të reja, ‘Shkurt e shqip’ nga Genta dhe Labi dhe kënga ‘Tirana Lifestyle’ bashkëpunimi i Getit me Luana Vjollcën.

Votimi do të hapet nesër dhe ju mund të zgjedhni mes këngëve se cila e meriton epitetin ‘Kënga e Javës’.

Për listën e këngëve të votuara sipas jush dhe këngën kampion të javës së kaluar, klikoni këtu.