Lansoi këngën e re, a i bëri diss kolegeve Tayna?

Reperja nga Prizreni, Tayna dje ka sjell projektin e ri muzikor.

ShowBiz

19/08/2018 09:01

“Fake”, mban titullin kënga e re e Taynës së cilës ia ka bashkangjitur edhe videoklipin e veçantë, shkruan lajmi net.

Ndonëse cilësohet të jetë konkurrente e artisteve të tjera të estradës, për të gjithë Tayna sqaron këngën e saj. “Kjo këngë nuk ka të bëj me asnjë femër, lexoni teksin#Fake”, ka shkruar ajo që lë të kuptohej se nuk ia ka dedikuar asnjë femre të estradës.

Edhe ky projekt e sjell artisten e re shumë më ndryshe dhe me plot stil të kuruar deri në detaje çdo pjesë të klipit e cila që nga fillimi i lansimit u prit tejet mirë nga fansat.

E tërë kënga është realizuar nga Onima dhe me tekst të vetë Taynës. /Lajmi.net/

YouTube player