Lana Del Rey: ’Do doja të isha e vdekur’

Këngëtarja Lana Del Rey ka treguar se të vdesësh e re është një gjë \'glamuroze\' dhe ajo do të dëshironte që të ishte e vdekur tani, në moshën 27 vjeçare.

ShowBiz

14/06/2014 21:03

Artistja e albumit ‘Born to Die’ duket se vërtetë ka gjetur inspirim në këtë titull, ose albumi është titulluar nga jeta e saj.

Lana Del Rey ka treguar në një intervsitë se jeta e saj është si një film i shkuar keq dhe beson se nuk do që të jetojë më.

Këngëtarja 27 vjeçare ka thënë për gazetën The Guardian: ‘Do të dëshiroja të isha e vdekur, ashtu ndihem. Nëse nuk do ndihesha kështu atëherë nuk do ta thoja. Do isha e frikësuar po ta dija se vdekja po më vjen, por..’

Lana ka treguar se Amy Winehouse dhe Kurt Cobain, të cilët kanë vdekur në moshën 27 vjeçare, janë heronjtë e saj dhe ajo insiston se ka diçka të bukur të vdesësh e re.

Artistja gjithmonë ka treguar se nuk i pëlqen fama dhe ka pranuar se ka tri vite që nuk ka ndjerë kurrfarë kënaqësie e të qenurit e famshme.