Lamtumirë Sandro!

Alex Sandro pritet të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

05/04/2018 11:42

Alex Sandro do të sakrifikohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Rai Sport” raporton se “Bianconerët” do ta shesin mbrojtësin brazilian, për të financuar blerje të reja te skuadra nga Torino.

Sandro ishte afër largimit nga Juventus edhe gjatë verës kur kërkohej edhe nga Chelsea, përcjell “lajmi.net.

Juventus mund ta shesë Sandron për të sjellë përforcime të reja për sezonin e ri. /Lajmi.net/